Transmetuar më 16-07-2019, 20:11

Në vende me demokraci të zhvilluar si Franca, është e patolerueshme për opinionin publik, që një qeveritar të bëj jetë luksi.

Edhe nëse  është i pasur, ai duhet të jetë i përkushtuar në punë.

Zv. kryeministri francez François de Rugy, pas një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë.

Mbrojtja e klimës ishte edhe një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i partisë ekologjike bëri aleancë me presidentin, Macron.

Duhet theksuar se ai ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në media lidhur me jetën e tij të shtrenjtë./a.m/noa.al/