Transmetuar më 16-07-2019, 17:59

Edhe pse u quajt një mision i pamundur, mjekët kanë arritur që të ndajnë dy motrat binjake të ngjitura në kokë.

Safa dhe Marwa Ullah, iu nënshtruan një operacioni të gjatë 50 orësh, në spitalin Great Ormond Street në Londër.

Motrat 2-vjeçare nga Charsadda në Pakistan, iu nënshtruan tri operacioneve për të ndarë kokën.

Vajzat, babai i së cilave vdiq nga një atak në zemër ndërsa nëna e tyre ishte shtatzënë, kanë dalë nga spitali.

Ato do jetojnë në Londër me nënën e tyre Mohammad Sadat Hussain, 57 vjeç dhe xhaxhain Mohammad Idrees. /k.k/noa.al/