Transmetuar më 16-07-2019, 17:39

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Dy prej tyre akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", dhe dy të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Për F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, për plagosje me dashje ësshtë ndaluar edhe 24-vjeçari A. Ll., banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta  në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Ai ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar. /k.k/noa.al/