Transmetuar më 16-07-2019, 17:25

Televizioni italian “RAI” do të publikojë së shpejti një reportazh në të cilin tregohet rruga e trafikut të drogës nga Kolumbia e Meksika deri në Shqipëri.

I ndarë në pesë pjesë, materiali është përgatitur nga korrespondenti i RAI, gazetari Valerio Cataldi.

Reportazhi nis duke treguar trafikun e kokainës e heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikën jug perëndimore, dhe e njohur si nyja më e madhe e shpërndarjes së drogës drejt tregjeve të shitjes në SHBA e Europë.

Nën titullin "Narkotika", reportazhi është realizuar falë bashkëpunimit me Prokurorinë Antimafia të Reggio Calabria, Nicola Gratteri.

Sipas informacionit të prokurorit antimafia Gratteri, është mafia kalabreze, e cila ka hedhur në treg shitjen e drogës Fantanyl, një derivat i fuqishëm i opiumit që po shkakton një masakër të vërtetë toksike në SHBA.

Nga Meksika, dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës e mbyllet në Shqipëri.

"Narkotika" pritet të shfaqet gjatë muajit korrik, në kanalin televiziv publik italian RAI 3. /k.k/noa.al/