Transmetuar më 16-07-2019, 15:16

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Shtetasi K.V, nga Pogradeci, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

Makina është përplasur me pjesën e bordurës, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Nga përplasja kanë marrë dëmtime të lehta shoferi dhe dy pasagjerët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, teksa dyshohet se lagështia në rrugë dhe pakujdesia e shoferit kanë stimuluar ngjarjen. /k.k/noa.al/