Transmetuar më 16-07-2019, 14:29
Foto ilustruese

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Devoll-Korçë.

Pak pas mesditës së sotme, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues 37-vjeçarin L.M., banues në Shkodër, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D., 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar katër persona konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M., dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T., dhe shtetasja E.T., banues në Shkodër.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe shtetasi A.N., banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e rastit për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al