Transmetuar më 16-07-2019, 14:08

Ishte duke mbajtur meshën kur një vajzë u afrua nxitimthi pas shpinës së tij dhe e shtyu nga altari dhunshëm, duke e rrëzuar përtokë.

Është kjo situata e pazakontë e ndodhur këtë të diel, teksa prifti Marcelo Rossi, po mbante meshën për besimtarët.

Prifti ishte në altarin e kishës së tij në San Paolo të Brazili, kur u shty nga vajza, për arsye ende të paqarta.

Vajza e re u shfaq krejt papritur dhe e shtyu priftin, deri sa u sigurua që u rrëzua.

Gjithë skena u filmua nga kamerat e ë televizioni lokal që ndodhej në kishë, duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, shkruan noa.al.

Pavarësisht lëndimeve të lehta, Don Marcelo është mirë, madje ai u ngrit dhe e vazhdoi deri në fund meshën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen, teksa e reja është shpallur në kërkim. /a.y/noa.al