Transmetuar më 16-07-2019, 13:38

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon me anë të një fotografie vdekjen e një personi në mes të qytetit të Fierit.

Ai thotë se i ndjeri, vdiq në mes të qytetit pa asnjë ndihmë mjekësore.

Sipas tij, në narkoshtet nuk ka urgjencë për qytetarët, ndërkohë që publikon edhe mesazhin që i ka dërguar një qytetar.

“Jemi shokuar Doktor! Pensionisti në këtë gjendje ka qëndruar për gjysmë ore.

Ambulanca nuk u duk. Personi në fjale ndërroi jete tek muri i Postës Fier. Keqardhje!”, thuhet në mesazh. /a.y/noa.al