Transmetuar më 16-07-2019, 13:22

Atë çantë që gjeti në tokë, me gjasë e kishte humbur dikush i hutuar, por në të ndodhej një thesar i vërtetë, plotë 12 mijë euro.

Çanta u gjet nga Dino, një endacak 67-vjeçar i cili trajtohej nga shoqatat bamirëse.

Pavarësisht vështirësive personale, Dino tregoi ndershmërinë e tij, pasi pa u menduar për asnjë moment, shkoi në polici dhe e dorëzoi. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Padova të Italisë.

Kur një tregtar aty pranë e pa se çfarë kishte gjetur i tha, “Dino, është plotë me para, janë 12 mijë euro! Çfarë do të bësh” dhe ai u përgjigj, “Nuk janë të miat, nuk i dua!”

Pas denoncimit në polici i zoti i çantës u bë i gjallë dhe bëhej fjalë për një tregtar nga Padova, ku pas verifikimeve të kryera, çanta iu kthye mbrapsht. /a.y/noa.al