Transmetuar më 16-07-2019, 12:51

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur emrat e 15 prokurorëve në garën për tu bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, e njohur si SPAK.

Nga kjo garë është përjashtuar kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe paraardhësi i saj Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë në garë kanë mbetur prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Arben Kraja, Klodian Braho, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Besnik Muçi, Ndini Tavani dhe Behar Dibra.

Në radhët e hetueseve femra vijojnë në garë Elisabeta Imeraj, Doloreza Musabelliu, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Elida Kaçkini dhe Anita Jella.

SPAK është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila do të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. /a.y/noa.al