Transmetuar më 16-07-2019, 12:23
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane është vënë në prangat e policisë.

Kështu gjatë pasdites së të hënës u bë arrestimi i 40-vjeçarit Ervin Farija.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Milanos në Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar me 6 vite burg.

Kjo pasi është shpallur fajtor për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, në pritje të ekstradimit. /a.y/noa.al