Transmetuar më 16-07-2019, 11:58

Skuqja e kofshëve nga fërkimi është një gjendje që shfaqet kryesisht në verë dhe tek personat e shëndetshëm, kryesisht femrat.

Si pasojë e fërkimit zona irritohet, duke e vështirësuar ecjen.

Shkaku kryesor për këtë gjendje është i nxehti dhe djersitja, por pavarësisht problemit, duhet të dini që ka edhe zgjidhje.

Një prej tyre është që të veshin pantallona dhe jo fund e fustan, në mënyrë që të shmanget fërkimi. Një tjetër këshillë është që mes kofshëve të përdorni deodorant, në mënyrë që të shmangni djersitjen dhe fërkimin, shkruan noa.al.

Po ashtu ekzistojnë disa kremra specifik për lëkurën, mes tyre me vak kokosi dhe aloe vera, ashtu sikundër edhe niseshteja mund të jetë shumë e mirë për të shmangur fërkimin dhe dhimbjet e padurueshme. /a.y/noa.al