Transmetuar më 16-07-2019, 11:09

Rreth një vit më parë bëri bujë lidhja mes këngëtarit Genc Prelvukaj me Eni Koçi, deri kur gjithçka u zyrtarizua në fejesë.

E ndërsa sot Genci feston ditëlindjen e tij të 38-të, këngëtarja i ka bërë një urim special.

Ajo ka publikuar një fotografi të Gencit, për të cilin thotë se është e bekuar që e ka në jetë.

“Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri. Qëndro fantastik”, shkruan Eni.

Çifti duken shumë të dashuruar me njeri tjetrin dhe herë pas here publikojnë fotografi në rrjetet sociale. /a.y/noa.al