Transmetuar më 16-07-2019, 09:44

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e orëve të para të mëngjesit të sotëm të ndodhur në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë.

57-vjeçari, Agim Muça bashkë me djalin e tij, janë vënë në ndjekje të hajdutëve, të cilët i kishin marrë lopën në banesë.

Kështu në nxitim e sipër makina tip “Ford”, ka dalë nga rruga, duke bërë që Agim Muça të gjejë vdekjen dhe djali i tij të mbetet i plagosur.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 05:30 të kësaj të marte, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, 57-vjeçari Agim Muça, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit, ndërkohë është dëmtuar edhe djali i tij shtetasi Rr.Muça, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga. /a.y/noa.al

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën babai, plagoset djali