Transmetuar më 16-07-2019, 09:30
Foto ilustruese

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 09.00 të kësaj të marte, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës F. Xh., 61 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë pritet marrja në pyetje e familjarëve për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet që e kanë shtyrë viktimën drejt fundit fatal. /a.y/noa.al