Transmetuar më 16-07-2019, 09:20
Pamje nga vendi i aksidentit

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Golemit.

Rreth orës 08:30 të kësaj të marte, në rrugën kryesore në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues 25-vjeçarin E.S., ka aksidentuar këmbësoren Brunilda Shuti, 38 vjeçe banuese në Berat.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gruaja ka gjetur vdekjen menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Lidhur me këtë rast grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Mësohet se disa persona kishin zbritur nga një autobus që vinte nga Berati dhe kanë tentuar të kalojnë rrugën, duke i dalë përpara mjetit, ku për pasojë 38-vjeçarja është përplasur për vdekje. /a.y/noa.al