Transmetuar më 15-07-2019, 23:33

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihen dy të rinj teksa përdhosin bustin e këngëtarit të ndjerë, Françesk Radi.

Ngjarja ka ndodhur te Kodrat e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Në lidhje me këtë akt të turpshëm, reagimet kanë qenë të shumta.

Për këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe kantautori Elton Deda, ku krahas videos shkruan:

“Ndyrësira! Duhet pashaportizim për Tironë! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargut!’, shkruan Deda./a.k/noa.al/