Transmetuar më 15-07-2019, 18:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një burrë hodhi nga ballkoni vajzën e tij 16-muajshe, dhe më pas u hodh edhe vetë.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, banues në San Gennaro Vesuviano, i cili kreu aktin e rëndë.

Për fat të keq foshnja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa burri ka arritur të shpëtojë, por ndodhet në gjendje kritike.

Mësohet se babai i vajzës ishte në process divorci me bashkëshorten e vet, çka lë të dyshosh se ky fakt ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

Në momentin e ngjarjes, gruaja ishte duke futur rroba në lavatriçe, ndërsa burri ka marrë vajzën dhe e ka hedhur nga kati dytë.

Nga dëshmitë është mësuar se mes çiftit ka pasur debate natën e së dielës. /k.k/noa.al/