Transmetuar më 15-07-2019, 17:30

Dy prej të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në ish-Bllok do të lënë ambientet spitalore pas ndihmës së marrë.

Lajmi konfirmohet nga Spitali i Traumës, ku bëhet e ditur se janë  paraqitur në urgjence tre persona,  A.Z 23 vjeç, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.

"Pacientet i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientet A.S dhe A.R do largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do jetë nën trajtim dhe mbikëqyrje mjekësorë në spital", thuhet në njoftim.

Ndërkaq vijon puna për të zbuluar shkaqet e shpërthimit në bodrumin e një biznesi. /k.k/noa.al/