Transmetuar më 15-07-2019, 14:30

Këtë të shtunë këngëtarja Altuna Sejdiu festoi ditëlindjen, ku mbushi 34 vjeçe.

E ndërsa i pari që e uroi ishte i shoqi Patrisi, i cili ia kishte zbukuruar shtëpinë me tollumbace, Tuna bëri një përmbledhje të asaj që ka kaluar.

Ajo shprehet e lumtur për jetën e saj dhe thotë se nuk dëshiron që të ndryshojë asgjë.

“Në datën e ditëlindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara s’do kisha ndryshuar…asgjë… hmmm. Gjithçka në jetë është një shkollë që të mëson që të formëson.

Jam e lumtur me veten time sot”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al