Transmetuar më 15-07-2019, 14:11

Ka ngjallur polemika të shumta deklarata e ministrit të Arsimit izraelit, Rafi Peretz, gjatë një interviste televizive ku tha se “homoseksualiteti mund të kurohet”.

Madje ai shkoi më tej, duke thënë se vetë ai si mësues, ka diskutuar lidhur me çështjet e orientimit seksual.

Peretz, u emërua ministër i Arsimit një muaj më parë nga qeveria tranzitore e Benyamin Netanyahu, i cili u distancua nga fjalët e tij.

Deputetë të opozitës u shprehën ashpër kundër deklaratave të ministrit, duke e cilësuar si radikal.

Ministria e Shëndetësisë i cilësoi “kurimet homoseksuale” si të padobishme dhe që mund të shkaktojnë dëme mendore. /a.y/noa.al