Transmetuar më 15-07-2019, 13:21

Stina e verës sjell me vete një sërë problemesh, ku për shkak të rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta, dëmet e shkaktuara në lëkurë janë mjaft të mëdha.

Për të shmangur rrudhat por edhe lëkurën e thatë, ju vjen në ndihmë një maskë e përgatitur në kushtet e shtëpisë dhe që ka në bazë pjeprin.

Grini tulin e një thele pjepri të pjekur mirë në flurator të shoqëruar me një vaj ulliri.

Masa e përftuar duhet të jetë homogjene dhe më pas mund të aplikohet në fytyrë.

Veç mos harroni fillimisht fytyrën duhet ta keni larë mirë dhe më tej, maskën e aplikuar lëreni të veprojë për 15 minuta.

Këshillohet që një maskë të tilla ta përdorni 1-2 herë në javë gatë gjithë verës dhe do të shikoni që rezultatet e arritura do të jenë mbresëlënëse. /a.y/noa.al