Transmetuar më 15-07-2019, 11:48

Një burrë humbi jetën i ngrënë i gjallë nga një bakter vdekjeprurës gjatë një dite në plazh në Florida. Pas 48 orësh agoni, Dave Bennett, nga Memphis, SHBA, nisi të shfaqte simptomat e pickimit të bakterit mishngrënës, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Dave Bennett të mërkurën e kaluar, ndodhej bashkë me të bijën Cheryl, në plazhin e Destin, në Florida dhe po lahej në det, por pas 12 orësh nisi beteja.

Burri ishte goditur edhe nga kanceri më parë, por e kishte mposhtur, deri kur 12 orë pas plazhit u zgjua në shtëpi me ethe, dhe temperatura, deri kur situata u përkeqësua.

Kur u dërgua në spital, mjekët pikasën një pikë të zezë të fryrë në kurriz.

Dave u deklarua i vdekur pak orë më vonë, por ekspertiza dhe analizat e kryera në laborator, zbuluan se shkak për vdekjen e tij ishte bërë infeksioni i shkaktuar nga një bakter mishngrënës, shkruan noa.al.

Infermierët nën shok deklaruan se, “Nuk kishim parë kurrë një rast të tillë”. /a.y/noa.al