Transmetuar më 15-07-2019, 09:25

Donte të ndihmonte vajzën që të dilte nga kurthi i drogës, por ajo që zbuloi e la pa fjalë.

Kur nëna hyri në një apartament në Scunthorpe, të Lincolnshire, Angli, në “shtëpinë e tmerrit”, e kapi vajzën e mitur duke bërë seks me katër persona me varësi nga droga.

Ngjarja u zbulua nga një prej fqinjët e shtëpisë, teksa tha për mediat se gruaja u shokua nga skena, teksa një vajzë tjetër i mbylli derën në fytyrë, në mënyrë që nëna e vajzës, të mos hynte.

Pas një denoncimi në polici, apartamenti u vu nën sekuestro, ndërkohë që banorët e zonës e cilësuan si vatër droge, ku shpërndaheshin lëndë narkotike dhe ushtrohej prostitucion.

Banorët thonë se përdoruesit silleshin si kafshë dhe falenderojnë gruan e cila për të shpëtuar të bijën, zbuloi bazën e rrezikshme.

Megjithatë të dyshuarit janë ende në kërkim nga policia. /a.y/noa.al