Transmetuar më 15-07-2019, 08:30

Karina Ramage, 25 vjeçe është një kantautore angleze nga Londra, e cila punon në një supermarket në West Hampstead, në veriperëndim të Londrës.

Kur hyri në dyqan për të marrë turnin e saj me kitarën në kurriz, Daniel Glatman, një producent muzikor i grupit “Boyband Blue”, e vuri re dhe e pyeti se si kishte mundësi që e mbante instrumentin me vete.

Glatman i kërkoi që ti bjerë një pjese në supermarketin e “Wasteland”, ku e reja e mahniti producentin.

Kështu Glatman i ofroi mundësinë që të prodhojë muzikë për të dhe i ofroi bashkëpunimin, duke e cilësuar një talent të vërtetë. /a.y/noa.al