Transmetuar më 15-07-2019, 07:43

Martesë në fshehtësi për këngëtarin italian Tiziano Ferro dhe të dashurin e tij amerikan, Victor Allen.

Lajmi u konfirmua nga vetë Tiziano, i cili publikoi në Instagram një fotografi të publikuar nga ‘Vanity Fair Italia’.

Ceremonia u mbajt në Sabaudia, provincë e Latina, ku këngëtari erdhi në jetë në vitin 1980 dhe kishte shumë pak të ftuar.

Partneri i Tizianos është një biznesmen amerikan në Los Angeles, qytet ku këngëtari jeton prej disa vitesh.

Mësohet se çifti janë martuar pak ditë më parë, në një ceremoni sekrete. /a.y/noa.al