Transmetuar më 14-07-2019, 21:40

Policia greke thotë se i riu shqiptar që u vra sot në Athinë, u qëllua me dy plumba pas shpine, raporton noa.al.

Djali 33 vjeçar ndodhej pranë këtyre shkallëve afër një lëndine në rrugën Agios Mavras në zonën Haidari kur u qëllua pabesisht.

Ishte një kalimtar që e pa të përgjakur dhe njoftoi urgjencën spitalore e cila dërgoi ambulancën.

Në gjendje kritike për jetën ai u dërgua në spitalin Gjenimatas, por ndërroi jetë disa orë pasi në 00.20 të së dielës ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendngjarje policia gjeti një çantë ku ndodhej pasaporta e të ndjerit.

Hetimet e para tregojnë se i riu nuk ishte ndjekur penalisht në Greqi.

Megjithatë dyshimet janë se vrasja ishte larje hesapesh, ndoshta për ngjarje që lidhen me Shqipërinë apo një vend tjetër.

Policia tha se është vënë në kërkim të autorit. Krimi ndodhi pak pasi i ndjeri kishte takuar një person dhe pak më pas u qëllua për vdekje.