Transmetuar më 14-07-2019, 18:42

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në Çezena.

Një automjet me 5 të rinj, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal të mbushur me ujë.

Si pasojë kanë humbur jetën katër të rinjtë, tre djem dhe një vajzë.

Pasi makina ra në kanal, atyre iu është dhënë ndihma e parë nga disa djem aty pranë. Edhe pse ata bënë përpjekjet maksimale, vetëm një vajzë arriti të shpëtojë.

Të katër viktimat dhe vajza e plagosur ishin duke udhëtuar nga vendlindja e tyre, San Donà./a.k/noa.al/