Transmetuar më 14-07-2019, 18:06

Me ardhjen e Ançelotit te Napoli, Elseid Hysaj e pa veten në stol pas shumë vitesh në formacionin bazë.

Kjo tronditi marrëdhëniet e tij me klubit, dhe dy palët menduan se ka ardhur koha për divorc.

Së fundmi, mediat spanjolle kanë shkruar se e ardhmja e futbollistit shqiptar mund të jetë te Atletiko e Madridit.

Mësohet  se në bisedimet e fundit, Atletico Madrid ka ofruar 15 milionë Euro, ndërkohë që Napoli kërkon 20 milionë.

Në këtë pikë madrilenët mund të shtojnë edhe bonuse për t’iu afruar shifrës së kërkuar nga Napoli. /k.k/noa.al/