Transmetuar më 14-07-2019, 15:19

Tentativa e një burri për të vjedhur një makinë, në brendësi të së cilës gjendeshin edhe disa fëmijë, ka rezultuar fatale për jetën e tij.

Ky episod ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara, teksa disa kalimtarët e panë dhe e rrahën për vdekje.

Erik Hood hyri brenda makinës ndërsa nëna dhe babai i fëmijëve ishin në një dyqan, mbrëmjen e së enjtes. Ata ndoqën mjetin me vrap dhe arritën ta kapnin pasi ngeci në trafik.

Hood  sulmoi babanë e fëmijëve dhe iku. Por 54-vjeçari u kap nga disa njerëz të cilët e rrahën për vdekje. /k.k/noa.al/