Transmetuar më 14-07-2019, 13:56

Një aksident i rëndë rrugor ka rezultuar fatal për jetën e katër personave, në Itali.

Ngjarja tragjike prodhoi katër viktima, ter djem dhe një vajzë, në zonën e Jesolos.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal plot me ujë.

Të katërta viktimat janë të moshave 22 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në zonën e San Donà.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila mbeti e plagosur edhe një vajzë. /k.k/noa.al/