Transmetuar më 14-07-2019, 08:43

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi rreth dy muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo u bë nënë e një djali, të cilën e quajti Efehan dhe duket se vogëlushi e ka mbushur jetën e saj.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori shumë i dashur turk, Tolgahan Sayisman postojnë shpesh foto e video me vogëlushin dhe tashmë ia kanë zbuluar edhe portretin ëngjëllor.

Almeda ia ka zbukuruar ditën ndjekësve me një foto që ka postuar pak më parë në Instagram ku shfaqet Efehan duke buzëqeshur. “Gjithçka imja”, shkruan Almeda./b.l/noa.al/