Transmetuar më 13-07-2019, 20:24

Papritmas qielli errësohet dhe dy tornado duken në det dhe terrorizojnë plazhet e mbushura me turistë mes Milano Marittima dhe Riminit në Itali, më konkretisht në zonen e Bellaria, në detin Adriatik.

Alina Likitenco është protagonistja e këtij regjistrimi impresionues.

Alina bashkë me partnerin e saj ka arritur të kapë me telefon një tornado të drejtuar drejt plazhit roman, por papritmas në qiell është shfaqur diçka e papritur që me sa duket nuk mund ta dallonte në regjistrim, vetëm kur po ekzaminonin imazhet.

Një objekt fluturues i paidentifikueshëm shfaqet në skenë dhe kalon nëpërmjet tornados për të thyer trajektoren dhe pastaj të zhduket në pak sekonda. 

Regjistrimi mund të jetë vërtetë një provë e madhe që akoma nuk jemi vetëm dhe që tregon që UFO-t mund të zhdukin jo vetëm uraganët, tornadot por edhe aktivizimin e vullkaneve.

Në këtë regjistrim të pabesueshëm, mund të vështrojmë në detaje se si kjo UFO shfaqet mes reve.

Një pajisje e madhe në formë disku që bën dritë në anën e saj anësore dhe të sipërme, ku mund të shohësh edhe pse me pamje jo shumë të qarta, se jemi vërtet para një objekti fluturues, dhe pikërisht jo të kësaj bote.

Mund të shihni se si objekti kalon pikërisht mes qendrës së tornados dhe me siguri fusha magnetike thyen strukturën e këtij fenomeni dhe e eliminon plotësisht.

Siç raporton noa.al, në sfond mund të dallojmë barkat në të cilat ajo tornado ishte duke kaluar dhe zhduket menjëherë nga trajektorja e saj.

Ndoshta një provë e madhe qe UFO-t janë prezenca reale jashtëtokësorë që janë gjithmonë të pranishëm gjatë eventeve të motit ekstrem ose gjatë shpërthimeve vullkanike./a.k/noa.al/