Transmetuar më 13-07-2019, 14:14

Momente frike gjatë fluturimit të ‘Air Canada’ të nisur nga Vancouver drejt Sidney, Australi, ku një turbulencë e fuqishme e detyroi avionin që të bëjë një ulje emergjente në Hawaii dhe për pasojë 35 pasagjerë të mbeten të plagosur.

Në avion ndodheshin 284 persona, ku turbulenca e fuqishme e bëri të pamundur fluturimin, duke e detyruar pilotin që të bëjë ulje emergjence në aeroportin ndërkombëtar të Honolulu.

“Shumë pasagjerë u përplasën në dysheme”, tha Michael Bailey, njëri prej personave që ndodhej në bord.

“Prioriteti ynë absolut është siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit dhe për arsye sigurie u bë ulja e detyrueshme. Pasagjerët e lënduar morën ndihmën e nevojshme në Honolulu”,

thuhej në një deklaratë të ‘Air Canada’, lidhur me incidentin e kësaj të enjteje. /a.y/noa.al