Transmetuar më 13-07-2019, 13:13

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur në një atentat vetëvrasës, gjatë një ceremonie martesore këtë të premte në Afganistan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Nangarhar, ku një fëmijë 13 vjeç u hodh në erë në mes të ceremonisë.

Atentatori i cili rezulton mes gjashtë viktimave, u hodh në erë në një moment kur e dinte se do të shkaktonte shumë të vdekur dhe të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje autoritetet po vijojnë hetimet intensive, kjo pasi në zonën e

Nangarhar, ka ende një prani të guerrilëve të lidhur me të ashtuquajturin shtet islamik ISIS.

Ndërkohë një muaj më parë u organizua një tjetër atentat kamikaz, duke u hedhur në erë një makinë policie dhe për pasojë u vranë gjashtë efektivë dhe u plagosën 13 persona. /a.y/noa.al