Transmetuar më 13-07-2019, 11:08

Një vajzë vetëm 17 vjeçe, e cila premtonte shumë në violinë, Katya Tsukanova, u gjet e vdekur në Angli, në shtëpinë e babait të saj në Kensington.

Vdekja e së resë dyshohet të jetë e lidhur me një mbidozë droge, pak ditë pasi kishte mbajtur një koncert në Royal Opera House.

E reja u gjet e vdekur në 18 qershor, por këto ditë mediat britanike kanë zbuluar më shumë detaje.

Babai Igor, një pasanik dhe ish-bankier, deklaroi se e gjeti trupin e së bijës në shtëpi, pak pasi ishte kthyer nga një festë me miqtë dhe thotë se, “Ishte kaq e lumtur, kishte një të ardhme të ndritur përpara”.

Hetuesit dyshojnë se shkak për vdekjen e saj mund të jetë bërë një drogë e re e etiketuar si ‘Calvin Klein’, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për një koktejl vdekjeprurës kokaine dhe ketamine, një risi për Katya dhe mikeshat e saj pasi së fundmi kjo lloj droge përdoret gjerësisht në Londër nga të rinjtë.

E ndjera u ngjit në skenë për herë të parë qysh kur ishte 5 vjeçe dhe në vitin 2018 ishte shpallur muzikantja e re më e mirë e vitit në festivalin e tingujve në Lerici. /a.y/noa.al