Transmetuar më 13-07-2019, 10:12

Kur ishte katër muajshe shtatzënë ish-i dashuri i saj e sulmoi egërsisht, e goditi me grushte dhe shkelma në bark, ndërsa më tej tentoi që ta mbyste.

Nuk u mjaftua me kaq, por disa muaj më vonë postoi në Facebook një fotografi të saj zhveshur.

Është kjo historia e tmerrshme e treguar nga Robyn Pottage, një vajzë 24-vjeçare angleze nga Wiltshire, e cila akuzon ish-të dashurin e saj Kieron Stacey, i cili ndodhet në liri me kusht.

Fakti që Kieron nuk ndodhet në burg ka alarmuar familjen e Robyn dhe veçanërisht nënën e saj. E reja thotë se, “Nuk mund të besoj se nuk u dënua me burg, është e neveritshme. Fatmirësisht askush në atë foto nuk më njohu që isha unë, por është e turpshme që një gjë të tillë ia bëri nënës së fëmijës së tij”.

Atë foto, Stacey ia kishte shkrepur fshehurazi, me gjasë teksa flinte, pasi dy të rinjtë ishin bashkë qysh kur ajo ishte 19 vjeçe.

“Kujdesej për mua, miqtë dhe familja ime e adhuron. Kur zbulova që kishte atë foto u përballa me të dhe ai më premtoi se do e fshinte dhe unë e besova”, tregon e reja për ‘Mirror’.

Një vit pasi nisi lidhja mes tyre ajo mbeti shtatzënë dhe thotë se, “Mendova se mund të ishte një baba i mirë, por në fakt dilte çdo darkë, më kontrollonte telefonin dhe më akuzonte për tradhti”.

Një lidhje që po e mbyste, deri kur në mars të vitit 2016 Robyn refuzoi që ti jepte celularin.

“E mori telefonin dhe e përplasi në dysheme. Më pas më goditi me grusht në fytyrë dhe bark, ndërsa nisi të më mbyste. ë atë moment ra celulari dhe pikërisht në atë çast reagoi nxitimthi duke dalë për e rroto dhe nisi ta godiste edhe jashtë dere”, tregon e reja.

Fatmirësisht grushtet, nuk i bën keq fëmijës dhe ai erdhi në jetë shëndoshë e mirë.

Stacey u arrestua dhe dënua me 18 muaj liri me kusht, mirëpo pikërisht liria e tij është ajo që terrorizon vajzën. /a.y/noa.al