Transmetuar më 12-07-2019, 21:15

Një gazetare në Shtetet e Bashkuara është përballur me një episod të çuditshëm në momentin që shkoi për të intervistuar politikanin Robert Foster.

Ky i fundit është një prej kandidatëve për Guvernator në Missisipi, dhe të gjithë ata që e kanë lexuar kanë mbetur pa fjalë kur mësuan arsyen se përse ai refuzoi të intervistohej.

Ai e refuzoi gazetaren për faktin se ishte grua, dhe se nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati  36-vjeçar për Guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai. /k.k/noa.al/