Ndjekje si nëpër filma, kapen 7 ton kokainë
Transmetuar më 12-07-2019, 20:55

Më shumë se 7 ton kokainë janë kapur në Oqeanin Paqësor Lindor, pas një ndjekjeje si nëpër filma.

Pamjet janë hedhur në rrjetet sociale dhe tregojnë momentin e ndjekjes. Më pas, anëtarët e rojes hidhen sipër mjetit lundrues.

Dy anijet amerikane ndjekin anijen e trafikantëve për qindra kilometra larg bregut kolumbian dhe ekuadorian.

Vlera totale e kokainës së gjetur është rreth 232 milion dollarë. Rojet bregdetare kapin vetëm 11 për qind të anijeve gjysmë të zhytura me drogë.

Ndërkohë, në katër vitet e fundit, ka pasur një rritje të karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore duke përdorur këto anije gjysmë të zhytura, tha komandanti i komandës, Stephen Brickey për CNN. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...