Transmetuar më 12-07-2019, 20:37

Vezët janë një ndër ushqimet të cilat nëse nuk konsumohen në kohë prishen menjëherë.

Dhe helmimet nga ky produkt janë vërtetë të rënda.

Por si të dalloni nëse një vezë është e prishur apo jo.

Ne po ju sugjerojmë që të bëni provën e thjeshtë. Merrni një enë bosh dhe mbusheni me ujë.

Hidhni vezën brenda saj. Nëse kokrra qëndron mbi ujë, atëherë mos e konsumoni. Nëse qëndron në mes të gotës, nuk është e freskët, megjithatë mund ta konsumoni sa më shpejt.

Ajo që zhytet në ujë është e mirë dhe mund ta gatuani pa frikë. /k.k/noa.al/