Sekuestrohen cigare kontrabandë në portin e Durrësit, do hidheshin në treg pa akcizë
Transmetuar më 12-07-2019, 20:17

Rreth 2 mijë e 494 koli cigare kontrabandë janë sekuestruar nga Drejtoria e Hetimit Doganor në Portin e Durrësit.

“Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2.494 koli, ose 1 milion e 247 mijë paketa të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Ishte menduar që kjo sasi të dilte në treg, dhe kapte vlerën e rreth 184 milionë lekëve.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ndërsa rasti i fundit është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...