Maqedonasi blen nusen 15-vjeçare për 1600 euro
Transmetuar më 12-07-2019, 18:43

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Penale në Shkup të Maqedonisë Veriore, ka parashtruar aktakuzë kundër një personi, për veprën e kryer penale-tregti me fëmijë.

Ndërkaq në Këshillin për fëmijë pranë Gjykatës Penale në Shkup është parashtruar propozim për zbatim të sanksionit ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin mbi 16 vjeç për të njëjtën vepër, përcjellë albinfo.ch.

Prokuroria sot bëri të ditur se i akuzuari në prill të këtij viti me qëllim që të martohet ka blerë viktimën 15 vjeçare për 1.600 euro edhe pse e ka ditur moshën e vajzës.

Në kumtesë sqarohet se i mituri e ka nxitur të afërmen 15 vjeçare në martesë të dakorduar, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar.

I dyshuari ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur forcën fizike dhe dhunën psikologjike dhe tentim për abuzim seksual e ka marrë me vete vajzën e cila ka rezistuar.

E dëmtuara ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të përshtatshëm ka ikur dhe është drejtuar për tek prindërit e saj.

Prokurori kompetent publik së bashku me aktakuzën në gjykatë ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht paraburgim për të akuzuarin.

Loading...
Loading...