Transmetuar më 12-07-2019, 17:11

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë.

Mediat fqinje raportojnë se është arrestuar shtetasi Emiliano Keci, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia i ka gjetur rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë.

Kokaina u gjet e fshehur në motorrin e frigoriferit për përdorim shtëpiak. Në banesë u gjetën dhe 3 armë: një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikkmit rus e tipit Tokarev kalibër 7,62 e një  tjetër armë zjarri.

Shqiptari prej 2 javësh kishte marrë me qera një banesë në komunën Seriate në provincën e Bergamos.

Lëvizjet e shumta të personave të dyshimtë kanë çuar policinë e italiane në kontrollin 39 vjeçarit shqiptar e të banesës së tij.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e lëndës narkotike dhe si nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë./b.l/noa.al/