Transmetuar më 12-07-2019, 15:46

Një 22-vjeçar nga Belgjika është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për përdhunimin e një të reje. Raportohet se i riu ka abuzuar seksualisht me një minorene belge.

Ka qenë pikërisht vajza nga Belgjika që ka bërë denoncimin në Policinë e Gjirokastrës, se është përdhunuar nga 22-vjeçari.

Mësohet se të rinjtë kanë kaluar një natë të shfrenuar mes alkoolit dhe festimeve në gjirin e Gjipesë, pas së cilës vajza akuzoi 22-vjeçarin R. Symakani për përdhunim.

Policia e Gjirokastrës po kryen hetimet për verifikimin e akuzave, ndërsa i riu belg është në paraburgim. E reja kishte ardhur për të kaluar pushimet në Gjirin e Gjipesë, kur është abuzuar nga i riu./b.l/noa.al/