Gjykata lë në burg babain mostër, përdhunonte prej 3 vitesh vajzën e tij
Transmetuar më 12-07-2019, 15:14

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Shkëlqim Isufin, i cili akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike për tre vite radhazi vajzën e tij. Seanca në ngarkim të Isufit  u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vajzës së tij në emision investigativ "Fiks Fare". Sipas saj, abuzimi kishte filluar që para tre vitesh kur ajo ishte vetëm 15 vjeç. Madje ai edhe e dhunonte për të mos treguar.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej. Edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij.

Vajza e abuzuar vendos që të ballafaqohen me të atin dhe të ëmën. Fillimisht kjo e fundit nuk i beson por kur i vendos regjistrimet në celular, ndërhyn babai që kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Zgjidhje për gjithçka ajo mendon martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...