Modelja e njohur martohet në fshehtësi me partnerin 17 vite më të vogël
Transmetuar më 12-07-2019, 14:26

Janë burrë e grua qysh prej muajit shkurt, por lajmi është zbuluar vetëm këtë të enjte.

Të lidhur qysh prej janarit të vitit 2018, pavarësisht 17 viteve diferencë, modelja e njohur gjermane Heidi Klum 46 vjeçe, është martuar me kitaristin 29-vjeçar Tom Kaulitz.

Mediat amerikane kanë zbuluar se çifti janë martuar në fshehtësi dhe gjithçka ka ndodhur pak kohë pas fejesës zyrtare në 24 dhjetor 2018.

Lajmi është publikuar nga sajti ‘Tmz’, duke bërë bujë në të gjithë botën.

Nëna e katër fëmijëve, Lou 10 vjeç, Henry 14, Johan 12, dhe Helene, 15 vjeç, martohet kështu për herë të tretë, pas dy lidhjeve të dështuara. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...