Transmetuar më 12-07-2019, 14:14

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë dhe kërkonte hapjen e kutive të votimit.

Përbri videos së publikuar në “Facebook”, Vasili shkruan se rilindasit e KQZ qëndrojnë me heroizëm dhe rrëzojnë kërkesën e kryetarit Klement Zguri për hapjen e kutive. Më tej, Vasili thekson se është neveri të dëgjosh sot çfarë thoshte ky dënglaxhi kryeministër.

“Kryeministri dje dhe sot, ,çfarë pështirosje. Rilindasit e KQZ qëndrojnë me heroizëm dhe rrëzojnë kërkesën e Kryetarit të KQZ Klement Zguri për hapjen e kutive. Shiheni vetë cfarë thoshte Edi Rama për hapjen kutive në 2009.

Priteni kur të thotë që nuk është ai, se nuk e ka fare problem ky që të gënjejë pa u skuqur. Cfarë neverie të dëgjosh sot se cfarë thoshte dje ky dënglaxhi kryeministër” shkruan Vasili./b.l/noa.al/