Transmetuar më 12-07-2019, 13:48

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ish-deputetët demokratë.

Gjatë kësaj mbledhje ka kërkuar refuzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe angazhim maksimal të strukturave të partisë.

“Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen”, është shprehur Basha.

Ai ka diskutuar për punën organizative në terren të strukturave dhe angazhim deri në fund të muajit korrik.

Kjo pasi gjatë gushtit synohet mbyllja e çdo pune përgatitore me synim që në shtator, Partia Demokratike të jetë gati për aksionin e ri. /a.y/noa.al