Transmetuar më 12-07-2019, 13:22

Ministrja e shtetit për marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë me deklaratë lidhur me numërimin e 11 kutive të votimit për qarkun e Lezhës.

Ajo deklaroi se zgjedhjet kur Lulzim Basha humbet, nuk mund të konsiderohen kurrsesi legjitime, por tha sot ata morën goditje përfundimtare.

“Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi. Në 10 kuti janë të njëjtat vota dhe vetëm në njërën prej tyre ka 3 të ngatërruara, por asnjëra prej tyre nuk i ka shkuar kandidatit të PS. Ka pasur një ngatërrim mes Ndocajt dhe kandidatit tjetër Kacaj”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, faktet janë kokëforta dhe se rezultatet koordinojnë në mënyrë perfekte me ato të deklaruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /a.y/noa.al

Rinumërohen 11 kutitë e Lezhës, parregullsi në 2, Zguri: Më shumë vota se zgjedhës