Lleshaj: Policia arreston qytetarë që shkelin ligjin, jo simpatizantë partish
Transmetuar më 12-07-2019, 12:30

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike, e cila akuzoi policinë se arreston mbështetës të partive politike, lidhur me incidentet e votimeve të 39 qershorit.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave teksa mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të policisë kufitare në Hanin e Hotit, ministri tha se “Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partive politike. Policia e Shtetit arreston qytetarë që shkelin ligjin”.

Ndërkohë lidhur me rezultatet e operacionit në Elbasan ku u sekuestrua një arsenal armësh dhe u pezulluan nga detyra katër zyrtarë të policisë për nxjerrje të sekretit hetimor,

Lleshaj deklaroi se operacionet e policisë bëhen të fshehta dhe rezultatet publikohen.

Këtë praktikë ai e cilësoi si një mjeshtëri të vjetër dhe standarde. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...